Politike

Përfundon numërimi në Roskovec, kryeson Berisha, Elezi merr vetëm 39 vota

Berisha ka marrë 433 vota, ndërsa kandidati tjetër, Ibsen Elezi, ka marrë 39 vota.

22 Maj 2022, 20:18 Nga DOSJA
Përfundon numërimi në Roskovec, kryeson Berisha, Elezi merr
Roskovec

FIER- Në Roskovec ka përfunduar procesi i numërimit dhe shumicën e votave e ka marrë lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mësohet se Berisha ka marrë 433 vota, ndërsa kandidati tjetër, Ibsen Elezi, ka marrë 39 vota.

Katër vota kanë dalë të pavlefshme. Në total kanë votuar 476 anëtarë të Partisë Demokratike në Roskovec. 

Procesi ka nisur në orën 08:00 dhe zyrtarisht duhet të përfundonte në orën 18:00, por orari u shty. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njoftoi se për shkak të kërkesave të shumta që kishte, demokratët do të vijonin të votonin deri në orën 20:00.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll