Politike

Zgjedhjet në PD, publikohen shifrat e pjesëmarrjes deri në 17:00, kryeson Shkodra

E fundit përsëri është Vlora me 1 mijë e 623 vota. 

22 Maj 2022, 19:17 Nga DOSJA
Zgjedhjet në PD, publikohen shifrat e pjesëmarrjes deri në 17:00,
Glauk Olldashi dhe Sali Berisha

TIRANË- Deri në orën 17:00 kanë votuar 38 mijë e 184 demokratë. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton të dhënat e pjesëmarrjes. Në tabelë vihet re se sërsih kryeson Shkodra me 3 mijë 37 demokratë. E fundit përsëri është Vlora me 1 mijë e 623 vota. 

Njoftimi: 

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pjesëmarrja në votime për Kryetar të PDSH deri në orën 17.00, sipas qarqeve, pasqyrohet në tabelën bashkengjitur. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD që ende nuk kanë votuar, të bëhen pjesë e procesit më të rëndësishëm në historinë e PD, në procesin e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.

Zgjedhjet në PD, publikohen shifrat e pjesëmarrjes deri në 17:00,

Sot në garë për kreun e ri të Partisë Demokratike janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi. Deri tani procesi ka vijuar normalisht, ndërsa raportohet se kanë ushtruar vullnetin e tyre 24 mijë demokrate, ku rekordin e mban Tirana. Ndërkohë vetë Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja kanë votuar gjatë paradites, po në selinë e PD. Ndërsa pas tij, votoi garuesi tjetër, Elezi.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll