Politike

Zgjedhjet për kreun e ri të PD, voton Jozefina Topalli

E veshur e gjitha me të zeza, Topalli ka shkuar në selinë e PD-së, duke ushtruar të drejtën e saj si anëtare e të djathtës.

22 Maj 2022, 16:11 Nga DOSJA

Zgjedhjet për kreun e ri të PD, voton Jozefina Topalli

TIRANË- Ish-kryeparlamentarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka votuar për kreun e ri të PD-së. E veshur e gjitha me të zeza, Topalli ka shkuar në selinë e PD-së, duke ushtruar të drejtën e saj si anëtare e të djathtës.

Sot në garë për kreun e ri të Partisë Demokratike janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi. Deri tani procesi ka vijuar normalisht, ndërsa raportohet se kanë ushtruar vullnetin e tyre 24 mijë demokrate, ku rekordin e mban Tirana. Ndërkohë vetë Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja kanë votuar gjatë paradites, po në selinë e PD. Ndërsa pas tij, votoi garuesi tjetër, Elezi.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll