Politike

VD-Zgjedhjet në PD/ Shkëlzen Berisha voton për kreun e ri të PD në selinë blu

Shkëlzen Berisha është pikasur duke hedhur votën e tij në degën 2, edhe pse nuk ka shumë mister për kë e ka "ushtruar" vullnetin e tij.

22 Maj 2022, 16:42 Nga DOSJA
VD-Zgjedhjet në PD/ Shkëlzen Berisha voton për kreun e ri të
Shkëlzen Berisha

TIRANË- Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha ka votuar për kreun e ri të Partisë Demokratike. Pasditen e sotme, ai është pikasur duke hedhur votën e tij në degën 2, edhe pse nuk ka shumë mister për kë e ka "ushtruar" vullnetin e tij.

 

Sot në garë për kreun e ri të Partisë Demokratike janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi. Deri tani procesi ka vijuar normalisht, ndërsa raportohet se kanë ushtruar vullnetin e tyre 24 mijë demokrate, ku rekordin e mban Tirana. Ndërkohë vetë Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja kanë votuar gjatë paradites, po në selinë e PD. Ndërsa pas tij, votoi garuesi tjetër, Elezi.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll