Politike

PJESËMARRJA/ Deri në orën 15:00 votuan mbi 31 mijë demokratë

E fundit në listë është Vlora, ku kanë votuar 1 mijë e 367 demokratë. 

22 Maj 2022, 17:06 Nga DOSJA
PJESËMARRJA/ Deri në orën 15:00 votuan mbi 31 mijë
Selia e Partisë Demokratike

TIRANË- Deri në orën 15:00 kanë votuar 31 mijë e 956 demokratë. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike ka bërk me dije të dhënat sipas qarqeve. Në tabelë vihet re se për pjesëmarrje kryeson Shkodra me 2 mijë e 559 demokratë. E fundit në listë është Vlora, ku kanë votuar 1 mijë e 367 demokratë. 

Njoftimi: 

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton që pjesëmarrja në votime për Kryetar të PDSH deri në orën 15.00, sipas qarqeve, pasqyrohet në tabelën bashkengjitur. Procesi po vijon i qetë në të gjitha Qendrat e Votimit. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.

PJESËMARRJA/ Deri në orën 15:00 votuan mbi 31 mijë

Sot në garë për kreun e ri të Partisë Demokratike janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi. Deri tani procesi ka vijuar normalisht, ndërsa raportohet se kanë ushtruar vullnetin e tyre 24 mijë demokrate, ku rekordin e mban Tirana. Ndërkohë vetë Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja kanë votuar gjatë paradites, po në selinë e PD. Ndërsa pas tij, votoi garuesi tjetër, Elezi.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll