Politike

Zgjedhjet në Elbasan/ Boçi: Interes i shtuar i demokratëve! Njerëzit kërkojnë shpresë te PD

22 Maj 2022, 18:39 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Elbasan/ Boçi: Interes i shtuar i demokratëve!
Luçiano Boçi

ELBASAN- Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka komentuar zhvillimin e procesit të votimit në Elbasan për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së. Në një interivstë dhënë për SYRI TV, Boçi ka theksuar se ka një interes të shtuar të demokratëve në këto zgjedhje pasi njerëzit kërkojnë shpresë dhe besim te PD-ja, Sipas Boçit, Partia Demokratike nesër do të jetë një alternativë qeverisëse.

"Siç keni qënë dhe ju dëshmitarë, procesi ka pasur një pjesëmarrje të madhe të demokratëve për të shprehur vullnetin e tyre për kreun e ri të PD-së. Ende vazhdon dhe ka fluks njerëzish dhe ky fenomen ka treguar se po ndodh në të gjitha degët e PD-së jo vetëm në Elbasan. Ka një interes të shtuar të anëtarëve të PD-së dhe kjo ndodh pasi njerëzit kërkojnë shpresë dhe besim te PD-ja dhe kërkojnë që ajo të rikthehet te pozitat që ata e duan dhe të jetë një alternativë qeverisëse nesër që ngjall shpresën dhe besimin te qytetarët,"- tha Boçi.

Sot në garë për kreun e ri të Partisë Demokratike janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi. Deri tani procesi ka vijuar normalisht, ndërsa raportohet se kanë ushtruar vullnetin e tyre 24 mijë demokrate, ku rekordin e mban Tirana. Ndërkohë vetë Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja kanë votuar gjatë paradites, po në selinë e PD. Ndërsa pas tij, votoi garuesi tjetër, Elezi.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll