Politike

VD-Synonte të bëhej ministër me Bashën, Andi Lila shfaqet me Ramën e Veliajn

Edhe pse e ka kundërshtar në politikë, Andi Lila ka shkuar në të njëjtin eveniment me kryeministrin Edi Rama.

22 Maj 2022, 16:16 Nga DOSJA
VD-Synonte të bëhej ministër me Bashën, Andi Lila shfaqet me
Andi Lila dhe Edi Rama

TIRANË- Kryetari i Sindikatës së Futbollistëve, Andi Lila, i propozuar si kandidat për deputet për Partisë Demokratike në Kavajë, sot është parë në një vend ku nuk duhej të shihej. Edhe pse e ka kundërshtar në politikë, Andi Lila ka shkuar në të njëjtin eveniment me kryeministrin Edi Rama.

Ai ka marrë pjesë në evenimentin që u mbaj tek COD-Kryeminstria, ku po mbahet Kupa e Botës, për t'u parë nga afër prej futbolldashësve. Si ish-futbollist i kombëtares shqiptare, Lila duket se ka “nderuar” ardhjen e Gilberto Silvës, pa asnjë paragjykim se kë kishte në krah.

VD-Synonte të bëhej ministër me Bashën, Andi Lila shfaqet me
Andi Lila

Gjatë angazhimit të tij me PD-në, Lila ishte emëruar koordinator kombëtar i partisë blu për sportet. Madje shpehej publikisht se synonte krijimin e Ministrisë së Sportit, e cila do të funksiononte me direktivat e BE-së për përmirësimin e sportit në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll