Politike

Bie GONGU! Përfundon koha e votimit për zgjedhjen e kreut të PD

Zyrtarisht duhet të përfundonte në orën 18:00, por orari u shty.

22 Maj 2022, 19:52 Nga DOSJA
Bie GONGU! Përfundon koha e votimit për zgjedhjen e kreut të PD
Sali Berisha, selia blu dhe Ibsen Elezi

TIRANË- Ora shënon 20:00 dhe afati ka përfunduar. Koha e demokratëve për t’i dhënë votën të besuarit të tyre që do të drejtojë Partinë Demokratike në katër vitet e ardhshme. Procesi ka nisur në orën 08:00 dhe zyrtarisht duhet të përfundonte në orën 18:00, por orari u shty.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njoftoi se për shkak të kërkesave të shumta që kishte, demokratët do të vijonin të votonin deri në orën 20:00.

Sot në garë për kreun e ri të Partisë Demokratike janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi. Ndërkohë vetë Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja kanë votuar gjatë paradites, po në selinë e PD. Ndërsa pas tij, votoi garuesi tjetër, Elezi.

Deri tani procesi ka vijuar normalisht. Deri në orën 17:00 kanë votuar 38 mijë e 184 demokratë. Mes qarqeve kryeson Shkodra me 3 mijë 37 demokratë. E fundit është Vlora me 1 mijë e 623 vota. 

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll