Politike

Zgjedhjet në PD/ Vazhdon votimi, PD: "Rekord" mban Tirana, 24 mijë vota

Sipas qarqeve, deri më tani rekordin e votimeve e mban TRIRana, e ndjekur nga Shkodra, Fieri dhe Korça.  

22 Maj 2022, 15:00 Nga DOSJA

Zgjedhjet në PD/ Vazhdon votimi, PD: "Rekord" mban Tirana, 24

TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pjesëmarrja në votime për Kryetar të PDSH deri në orën 13.00. Sipas qarqeve, deri më tani rekordin e votimeve e mban TRIRana, e ndjekur nga Shkodra, Fieri dhe Korça.  

"Procesi po vijon i qetë në të gjitha Qendrat e Votimit. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”,"-bëhet me dije nga statistikat zyrtare.

Zgjedhjet në PD/ Vazhdon votimi, PD: "Rekord" mban Tirana, 24

Sot demokratët zgjedhin kreun e ri të PD. Sipas njoftimit të PD-së, zgjedhjet kanë nisur që në orën 08:00 dhe do të zgjasin deri në orën 18:00, por nëse do të ketë anëtarë të tjerë që duan të votojnë pas kësaj ore, mund t'a bëjnë.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll