Sport

Media prestigjoze shkrim për Brojën; Tre klube italiane dhe tre angleze duan sulmuesin shqiptar

Armando Broja është një nga lojtarët që po tërheq gjithnjë e më shumë interes nga gjigantët e Serie A; Milan, Inter dhe Napoli, së bashku me skuadrat e Premier League, Newcastle, West Ham dhe Southampton.

21 Maj 2022, 14:42 Nga DOSJA

Media prestigjoze shkrim për Brojën; Tre klube italiane dhe tre

ANGLI- Armando Broja është një nga lojtarët që po tërheq gjithnjë e më shumë interes nga gjigantët e Serie A; Milan, Inter dhe Napoli, së bashku me skuadrat e Premier League, Newcastle, West Ham dhe Southampton. Goal.com ka publikuar një artikull për sulmuesin shqiptar. Këtë sezon, Chelsea do të përballet me një zgjedhje, t'i japë 20-vjeçarit një shans në ekipin e parë ose ta shesin për të përfituar financiarisht.

I rritur diplomuari te ‘Cobham’ (academia e Chelsea), Broja ka performuar mirë në sezonin e tij të parë si huazim në Premier League te Southampton, duke shënuar 9 herë në 38 paraqitje, në të gjitha garat.

Ai pason një sezon huazimi te Vitesse, ku u bë ‘adoleshenti’ me golat më të rëndësishëm në 10 ligat më të mira të Evropës. Mbetet e paqartë se sa do të kushtonte Broja për të nënshkruar me të, por disa raporte e kanë vlerësuar në rreth 25 milionë £ (31 milionë dollarë). Sulmuesi ka një kontratë në ‘Stamford Bridge’ deri në vitin 2026.

Gjithçka që bën Chelsea në sulm këtë verë do të varet nga shitja e lojtarëve, me sulmuesit e klubit që tashmë kanë ndarë minuta të kufizuara mes tyre. Blutë kanë luftuar edhe një herë për të krijuar një sulm të rrjedhshëm golash, gjë që ka qenë faktor në dështimin e tyre për titull kundër Manchester City dhe Liverpool.

E.Ç (Dosja.al)

627083

Sondazh

Poll