Sport

Abraham çon Romën në Europa League pa pritur finalen e Tiranës, Torino dërrmohet nga verdhekuqtë

Në javën e fundit të Serie A, Roma mposht 3-0 Torinon dhe siguron pjesëmarrjen në Europa League pa pritur finalen e Tiranës që do e luajë ndaj Feyenoord më datë 25 maj

20 Maj 2022, 22:49 Nga DOSJA

Abraham çon Romën në Europa League pa pritur finalen e

ITALI-Në javën e fundit të Serie A, Roma mposht 3-0 Torinon dhe siguron pjesëmarrjen në Europa League pa pritur finalen e Tiranës që do e luajë ndaj Feyenoord më datë 25 maj. Në Torino, Abraham shënoi një dy golësh brenda nëntë minutave, fillimisht në të 33-tën, anglezi përfiton nga një gabim i Zimës dhe mposht Berishën, më pas sulmuesi do të dyfishonte nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fraksionin e dytë, Pellegrini shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 78-të. Mourinho tani mund të përqendrohet në finalen e Conference League, për të fituar një trofe europian që mungon prej shumë vitesh.

E.Ç (Dosja.al)

4123 1086139

Sondazh

Poll