Sport

Po jeton një rini të dytë, Balaj vazhdon formën spektakolare në Turqi; goli i katërt për sulmuesin

Bekim Balaj është kthyer në lojtarin më të rëndësishëm te skuadra e Boluspor.

20 Maj 2022, 20:19 Nga DOSJA

Po jeton një rini të dytë, Balaj vazhdon formën spektakolare

TURQI-Bekim Balaj është kthyer në lojtarin më të rëndësishëm te skuadra e Boluspor. Sulmuesi shkodran ka shënuar ditën e sotme golin e katërt me fanellën bardhekuqe.

Në sfidën përballë Altinordu, bomberi kuqezi gjeti rrugën e rrjetës me një gjuajtje fantastike nga jashtë zone, për të kaluar skuadrën e tij në avantazh në minutën e 32’.Sfida në fund u mbyll me shifrat 2-1, kujtojmë që në këtë përballje ishte titullar edhe portieri shqiptar Gentian Selmani.


E.Ç (Dosja.al)

53575 11308

Sondazh

Poll