Sport

'Mos të vijë më në stadium', mesazhi i Tuchel për presidentin e ri të Chelsea-t; Ka marrë një sinjal të...

Thomas Tuchel ka bërë shaka se presidenti i ri i klubit, Todd Boehly duhet të ndalohet të shikojë ndeshjet në 'Stamford Bridge' pasi Chelsea nuk arriti të fitonte sërish në sytë e pronarit të ri

21 Maj 2022, 13:42 Nga DOSJA

'Mos të vijë më në stadium', mesazhi i Tuchel

ANGLI- Thomas Tuchel ka bërë shaka se presidenti i ri i klubit, Todd Boehly duhet të ndalohet të shikojë ndeshjet në 'Stamford Bridge' pasi Chelsea nuk arriti të fitonte sërish në sytë e pronarit të ri. Boehly ishte me anëtarët e tjerë të konsorciumit, ndërsa Chelsea siguroi vendin e tretë me një barazim zhgënjyes kundër Leicester të enjten mbrëma. Amerikani nuk ka parë asnjë fitore të Chelsea-t të tij në tre ndeshje.

"A ishte përsëri në ndeshje? Kjo është një shenjë e qartë për të. Sezonin e ardhshëm do t’i shikojë ndeshjet në TV nga Los Angeles, të paktën kjo është e qartë. Kështu duhet të jetë. Ai madje ishte i pranishëm në finalen e FA Cup në ëembley ”, tha Tuchel në përfundim të takimit me Leicester.
Tuchel ka një shans të fundit këtë sezon, kundër ëatford të dielën, për të përmirësuar formën e Chelseat në shtëpi. Pas kësaj fokusi do të kthehet në rindërtimin e skuadrës nën pronësinë e re.

E.Ç (Dosja.al)

375457 10526

Sondazh

Poll