Sport

Direktiva e re e qeverisë kineze trondit Interin, Suning duhet të nxitojë të shesë aksionet e klubit

Në qytetin e Milanos nuk flitet vetëm për shitjen e Milanit. Ajo që po diskutohet orët e fundit është e ardhmja e Interit.

20 Maj 2022, 22:17 Nga DOSJA
Direktiva e re e qeverisë kineze trondit Interin, Suning duhet të
Zhang Jindong

ITALI-Në qytetin e Milanos nuk flitet vetëm për shitjen e Milanit. Ajo që po diskutohet orët e fundit është e ardhmja e Interit. Siç raportohet nga Wall Street Journal, në fakt, Partia Komuniste Kineze është gati të nxjerrë një direktivë të re që ndalon zyrtarët e lartë të qeverisë të zotërojnë ose të kenë aksione në prona të huaja: ky është rasti, për shembull, i Zhang Jindong që ka aksionet e Interit.

Zhang Jindong është aktualisht ndër protagonistët e PKK-së dhe, nëpërmjet Suning-ut, zotëron Interin, president i të cilit është djali i tij Steven (sqarim i nevojshëm pasi direktiva shtrihet për fëmijët dhe bashkëshortët).

A do të detyrohet Suning të shesë Interin? Duke thënë se nuk është hera e parë që qeveria kineze është përpjekur të parandalojë përdorimin e fondeve të brendshme për të mbështetur kompanitë e huaja - dhe është për këtë arsye Inter po vetë financohet me shitje të lojtarëve. Suning vazhdon të mohojë zërat për një shitje të klubit, vetë Steven Zhang pas fitores së Kupës së Italisë kishte folur për të ardhmen, duke deklaruar se dëshironte ta mbante Interin në nivele të larta.

E.Ç (Dosja.al)

5741 800639

Sondazh

Poll