Sport

Nga Maignan te Osimhen, zbulohen lojtarët më të mirë të Serie A

Gjatë fundjavës, kampionati i Serie A do të përfundojë, duke dekretuar vendimet e fundit ende në diskutim: atë që ka të bëjë me titullin kampion, atë për Europën dhe mbijetesën.

20 Maj 2022, 20:12 Nga DOSJA

Nga Maignan te Osimhen, zbulohen lojtarët më të mirë të

ITALI-Gjatë fundjavës, kampionati i Serie A do të përfundojë, duke dekretuar vendimet e fundit ende në diskutim: atë që ka të bëjë me titullin kampion, atë për Europën dhe mbijetesën.

Megjithatë, Serie A, bazuar në analizën e statistikave të detajuara, ka përpiluar renditjen e lojtarëve më të mirë të kampionatit, duke marrë parasysh të gjitha kompeticionit.Lojtari më i mirë nën 23-vjeç u shpall Victor Osimhen, një kategori e destinuar për lojtarë të rinj.

Nga ana tjetër, portieri më i mirë është Mike Maignan i Milanit, mbrojtësi më i mirë Gleison Bremer i Torinos, mesfushori më i mirë Marcelo Brozovic dhe sulmuesi më i mirë Ciro Immobile.Lojtarëve do t'u jepet një çmim specifik në jaën e fundit që do të luhet gjatë fundjavës.

E.Ç (Dosja.al)

353570 587172

Sondazh

Poll