Sport

Real Madrid apo PSG? Nëna e Mbappe-s zbulon vendimin e të birit

Thashethemet për të ardhmen e Kylian Mbappe-s nuk mbarojnë. Ku do të transferohet sulmuesi? Kjo është dilema që ka mbërthyer shtypin dhe fansat prej muajsh

21 Maj 2022, 14:04 Nga DOSJA

Real Madrid apo PSG? Nëna e Mbappe-s zbulon vendimin e të birit

PARIS- Thashethemet për të ardhmen e Kylian Mbappe-s nuk mbarojnë. Ku do të transferohet sulmuesi? Kjo është dilema që ka mbërthyer shtypin dhe fansat prej muajsh. Francezi pritet të zbulojë vendimin e tij orët në vijim. Sulmuesi, pasi ka festuar titullin e 10-të të Francës me PSG-në, do të bëjë të ditur nëse do të transferohet në Madrid apo do të qëndrojë në Paris.

Propozimet janë shumë të ngjashme, por çfarë do të bëjë lojtari? 23-vjeçari po vlerëson ofertat, kështu raporton nëna e tij. Ndërkohë, Florentino Perez do t'u kishte zbuluar lojtarëve të Real Madrid se Mbappé nuk do të transferohet në Madrid.

Fayza Lamari, nëna dhe agjentja i të birit, tha se ofertat e dy klubeve janë shumë të ngjashme, negociatat janë mbyllur dhe për këtë arsye tani gjithçka është në dorën e djalit: "Dy ofertat e PSG-së dhe Real Madrid janë pothuajse identike, nuk ka dallime të mëdha dhe nuk ka negociata të tjera. Tani i takon Kylian, ai do të marrë një vendim".

Me pak fjalë, të gjithë po flasin për të ardhmen e 23-vjeçarit. Të gjithë, përveç personit në fjalë. Kampioni i botës, i kontaktuar nga Marca ditët e fundit, u tregua shumë i kujdesshëm: "Nuk mund të them asgjë, por do ta dini shumë shpejt, pothuajse është vendosur. Nuk është momenti i duhur".

E.Ç (Dosja.al)

10594 59396

Sondazh

Poll