Sport

Messi përballë robotit, penalltia e goditur habit fansat; Edhe atë nuk e mund dot, ka mbaruar!

Një portier robot i pret penalltinë Lionel Messit dhe argjentinasi është bërë objekt talljeje në rrjetet sociale.

20 Maj 2022, 19:59 Nga DOSJA

Messi përballë robotit, penalltia e goditur habit fansat; Edhe

PARIS-Një portier robot i pret penalltinë Lionel Messit dhe argjentinasi është bërë objekt talljeje në rrjetet sociale. Këtë javë sulmuesi udhëtoi në Katar me shokët e tij të skuadrës të Paris Saint Germain për të vizituar Muzeun Olimpik të vendit. Gjatë një takimi për shtyp, 34-vjeçari duhej të ekzekutonte një penallti, por përballë tij nuk kishte një portier të vërtetë. Argjentinasi duhej të përballej me një robot.

Të gjithë prisnin që argjentinasi nuk do të kishte vështirësi. Në fund të fundit, ai është lojtari që ka shënuar 764 gola në karrierën e tij dhe është sulmuesi që ka mposhtur disa nga portierët më të mirë në botë. Por gjërat nuk dolën ashtu siç pritej.Lojtari i PSG e mori me humor dhe buzëqeshi. Fansat që ndodheshin rreth tij ishin paksa të shtangur dhe të heshtur.

Më pas video e penalltisë u publikua në rrjetet sociale dhe tifozët talleshin me ish-lojtarin e Barcelonës: “Edhe përballë robotit nuk shënon dot”, shkruan një përdorues në rrjetet sociale. Një tjetër shtoi: “Messi tani i humb penalltitë edhe kundër robotëve, vërtet ka mbaruar”. Por komentet ironike për sulmuesin janë kaq të shumta.

E.Ç (Dosja.al)

10594 4237

Sondazh

Poll