Sport

Nuk ka më asnjë dyshim, përforcimi i parë te Juventus quhet... Paul Pogba!

Këtë herë është e vërtetë. Paul Pogba është shumë afër rikthimit te Juventus

21 Maj 2022, 13:51 Nga DOSJA

Nuk ka më asnjë dyshim, përforcimi i parë te Juventus

ITALI- Këtë herë është e vërtetë. Paul Pogba është shumë afër rikthimit te Juventus. “Gazzetta dello Sport” shkruan se mesfushori francez i ka thënë po po propozimit të Juventusit, duke preferuar kalimin në Torino ndaj ofertës së PSG duke hequr dorë nga paratë.

Mesfushori francez do të firmosë një kontratë trevjeçare për 7.5 milionë euro plus bonuset që mund ta çojnë në 10 milionë në vit. Jo saktësisht shuma e vënë në pjatë nga parisienët, 14 milionë euro, por gjithsesi një shifër e rëndësishme. Francezi do të ishte përforcimi i parë i Juventusit të ri dhe mbi të gjitha njeriu rreth të cilit Max Allegri do të rindërtonte një mesfushë që ka zhgënjyer sezonet e fundit.

E.Ç (Dosja.al)

12505 10924

Sondazh

Poll