Sport

Duel në distancë midis Carragher dhe yllit të Premier League; "Shtiret si i dëmtuar"... "Shpëlaj gojën kur flet për mua"

Everton-Crystal Palace përfundoi 3-2 falë së cilës skuadra e Frank Lampard arriti të sigurojë qëndrimin në Premier League, si dhe duke ofruar shumë emocione në fushë

20 Maj 2022, 19:40 Nga DOSJA

Duel në distancë midis Carragher dhe yllit të Premier League;

ANGLI-Everton-Crystal Palace përfundoi 3-2 falë së cilës skuadra e Frank Lampard arriti të sigurojë qëndrimin në Premier League, si dhe duke ofruar shumë emocione në fushë. Nga pushtimi i tifozëve te reagimi i bujshëm i Vieira-s ndaj njërit prej tyre tek reagimi i ashpër mes Jamie Carragher ndaj sulmuesit Richarlison. Ish-mbrojtësi i Liverpool, tani në rolin e analistit, kritikoi ashpër brazilianin.

"Nuk kam parë kurrë diçka të tillë,hidhet tre apo katër herë në tokë sikur ka një dëmtim të rëndë dhe pastaj ngrihet! Nuk është fjala për të marrë një penallti apo një faull, por për të pretenduar se je i dëmtuar kur në realitet nuk është e vërtetë".

Carragher më vonë e fshiu postimin në Tëitter, por jo përpara se Richarlison ta kishte lexuar. Shpëlaje gojën para se të flasësh për mua dhe Evertonin dhe unë nuk të respektoj”, i është përgjigjur braziliani.

E.Ç (Dosja.al)

51431 1103289

Sondazh

Poll