Sport

Çështje familjare! Koeman zgjedh vëllain e tij si asistent, te pankina e Holandës

Ish-trajneri i Barcelonës, i cili do të pasojë Louis van Gaal në krye të kombëtares së Holandës pas Kupës së Botës, ka zgjedhur vëllain e tij Erwin, si ndihmës, njoftoi të premten Federata Holandeze e Futbollit (KNVB).

20 Maj 2022, 15:24 Nga DOSJA

Çështje familjare! Koeman zgjedh vëllain e tij si asistent, te

HOLANDE - Një çështje familjare! Ronald Koeman, 59 vjeç, i cili do të kthehet si trajner i Holandës pas Kupës së Botës 2022, për të pasuar Louis van Gaal, ka emëruar vëllain e tij Erwin, 60 vjeç, si ndihmës trajner, së bashku me Patrick Lodewijks si trajner portierësh.

Kjo nuk është hera e parë që dy vëllezërit punojnë së bashku. Ervin më parë ka qenë asistent i Ronaldit te Everton dhe Southampton. "Tre vjet e gjysmë me Erwin në Angli më mësuan, se ai kishte një vizion të mirë të gjërave dhe se ne gjithashtu punojmë në një mënyrë plotësuese,"- tha Ronald Koeman, cituar në një deklaratë për shtyp nga KNVB.

Ish-lojtari i kombëtares Erwin Koeman, ka 31 ndeshje me “Portokallinjtë” dhe ka luajtur për Groningen dhe PSV Eindhoven. Më pas ai filloi një karrierë si trajner dhe kaloi në PSV, RKC Waalwijk, Feyenoord, FC Utrecht, Southampton, Everton dhe Fenerbahçe. Erwin Koeman ishte edhe trajner i Hungarisë.

Çështje familjare! Koeman zgjedh vëllain e tij si asistent, te

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll