Sport

VD/ Incidenti ku u përfshi trajneri Patrick Vieira: policia britanike nis hetimet…

Policia e Merseyside njoftoi të premten për një hetim mbi incidentin e së enjtes, ku u përfshi Patrick Vieira, i cili u provokua nga një tifoz i Evertonit, para se ta rrëzonte atë në tokë.

20 Maj 2022, 15:11 Nga DOSJA
VD/ Incidenti ku u përfshi trajneri Patrick Vieira: policia britanike nis

ANGLI - Policia britanike tha të premten se po hetonte një incident, në të cilën trajneri i Crystal Palace, Patrick Vieira, shkelmoi në tokë një tifoz të Everton, pasi ai e sulmoi atë në fushë.

Në disa video të postuara në rrjetet sociale, shihet se ish-mesfushori i Francës po shkon drejt daljes së fushës në kaos, mes tifozëve të Evertonit, që festojnë fitoren (3-2) të skuadrës së tyre, e cila i siguroi qëndrimin në Premier League.

"Policia e Merseyside po heton një sherr që ndodhi në fushën e “Goodison Park” pas ndeshjes Everton-Crystal Palace, të enjten, më 19 maj,"- thuhet në një deklaratë. 

“Ne po punojmë me Everton për të mbledhur të gjitha pamjet e disponueshme të CCTV dhe po flasim me dëshmitarët”,- shtoi ajo, duke shtuar se nuk kishte marrë “asnjë ankesë zyrtare”.

Sipas agjencisë Press Association, Federata Angleze e Futbollit (FA) do të hetojë gjithashtu incidentin, pamjet e të cilit sot zunë një vend të madh në krye të faqeve tabloide britanike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll