Sport

Para largimit, Erling Haaland u dhuron ora luksoze shokëve të Dortmundit…

Duke u nisur për te Manchester City, sulmuesi norvegjez u ofroi shokëve të tij dhe stafit të Borussia Dortmundit ora luksoze me një vlerë prej 500 mijë euro.

20 Maj 2022, 15:00 Nga DOSJA

Para largimit, Erling Haaland u dhuron ora luksoze shokëve të

GJERMANI - Me një kontratë të ardhshme ‘XXL’ te Manchester City, Erling Haaland mund të përballojë një dhuratë të kushtueshme me rastin e largimit të tij nga Borussia Dortmund. 

“Bild” raporton se për të falënderuar shokët e tij dhe të gjithë stafin e klubit, norvegjezi u dhuroi atyre ora luksoze, që varionin nga 7.000 deri në 15.000 € secila!

Një lamtumirë luksoze që Haalandit do t'i kushtonte rreth gjysmë milioni euro. Lojtari do t'i bashkohet Manchester Cityt këtë verë, me synim për të ndihmuar klubin të fitojë Champions League.

Para largimit, Erling Haaland u dhuron ora luksoze shokëve të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll