Sport

Të pakënaqur nga rezultatet, Dortmund ndahet me trajnerin Marco Rose

Trajneri i Dortmundit që nga korriku i vitit 2021, do të largohet nga pankina e Borussias. Klubi evokon një marrëveshje të përbashkët për të "përfunduar bashkëpunimin e tyre".

20 Maj 2022, 14:48 Nga DOSJA

Të pakënaqur nga rezultatet, Dortmund ndahet me trajnerin Marco Rose

GJERMANI - Marco Rose nuk është më trajner i Borussia Dortmundit. Pas një diskutimi me drejtuesit e klubit për të bërë bilancin e sezonit, të dy palët kanë arritur në vendimin për të "përfunduar bashkëpunimin e tyre ", siç shpjegon Marco Rose në deklaratën për shtyp, të publikuar nga BVB të premten.

“Pas një sezoni që nuk ishte i kënaqshëm për arsye të ndryshme, u detyruam të arrinim në përfundimin se nuk kishim marrë rezultatet më të mira të mundshme në shumë fusha”,- shpjegon Hans-Joachim Watzke, drejtor ekzekutiv i klubit të Dormundit.

Borussia Dortmund, i dyti në Bundesligë, përfundoi i treti në grupin e Champions League përpara se të dilte në fazën eliminatore të Europa League kundër Rangers.

Ish-trajneri i RB Salzburg dhe Borussia Mönchengladbach, Marco Rose, në detyrë që nga korriku 2021, ka qëndruar vetëm një sezon në stolin e BVB. Ai ka fituar 27 nga 46 ndeshjet atje në të gjitha garat.

Të pakënaqur nga rezultatet, Dortmund ndahet me trajnerin Marco Rose

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll