Sport

Pronësia e Milanit, sfondi i bujshëm; Redbird drejt blerjes së aksioneve, zhduket fondi arab

Ndryshimi i pronësisë së Milanit po merr një kthesë vendimtare dhe befasuese

20 Maj 2022, 13:52 Nga DOSJA

Pronësia e Milanit, sfondi i bujshëm; Redbird drejt blerjes së

ITALI- Ndryshimi i pronësisë së Milanit po merr një kthesë vendimtare dhe befasuese. Nëse ditët e fundit presidenti i kuqezinjve, Paolo Scaroni kishte konfirmuar se përveç InvestCorp, ka interes edhe RedBird, tashmë grupi amerikan është në avantazh për të marrë aksionet e klubit.

Siç raportohet nga Il Sole 24Ore, pothuajse marrëveshja me Elliott është arritur për shifrën e 1.3 miliardë dollarësh, duke sjellë 500 milionë shtesë në arkat e Elliott gjatë viteve të ardhshme falë një sërë mekanizmash.

Elliot ka thënë gjithmonë se është më i bindur për propozimin amerikan sesa për atë arab. Fondi i Paul Singer mund të jetë ende pjesë e projektit të ardhshëm të Milanit: oferta e RedBird në fakt do të ndahet në 600 milionë kapital plus kredi të ndryshme, të përballuara gjithashtu nga vetë Elliott. Prandaj, fondi anglo-amerikan do të mbetej si me aksione të pakicës ashtu edhe si huadhënës i përkohshëm.

E.Ç (Dosja.al)

 

47088 1481791

Sondazh

Poll