Sport

Salah dhe finalja kundër Real Madridit, Klopp: "Duket mirë"

Sulmuesi egjiptian nuk dëshiron të rrezikojë, ndërsa Van Dijk dhe Fabinho mund të kenë disa minuta të dielën kundër Wolverhampton.

20 Maj 2022, 13:52 Nga DOSJA
Salah dhe finalja kundër Real Madridit, Klopp: "Duket mirë"

ANGLI - Trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp, tha se sulmuesi Mohamed Salah, i cili doli  nga finalja e FA Cup një javë më parë, nuk dëshiron të rrezikojë përpara finales së Champions League kundër Real Madridit.

Futbollisti egjiptian pësoi një dëmtim muskulor në ijë gjysmë ore pas ndeshjes kundër Chelseat dhe nuk ishte i gatshëm për ndeshjen e mesjavës kundër Southampton.

“Mo-Salah, nuk dëshiron të rrezikojë. Nuk ka dyshime për të, por mendoj se duket mirë”, - tha trajneri gjerman për situatën e Salah.

Përveç Salah, Liverpool ka patur dyshime edhe për Virgil Van Dijk dhe Fabinho, të cilët nuk ishin as ndaj Southamptonit, por në ndeshjen e radhës mund të kenë minuta këtë të dielë kundër Wolverhamptonit, si testi i fundit para 28 majit.

"Nuk e di se çfarë do të bëjmë në fundjavë. Zgjidhja ime do të ishte që ata të luajnë ose të paktën të jenë në pankinë,"- tha Klopp, i cili teorikisht do të ketë mundësinë të fitojë Premier Ligën e tij të dytë këtë të dielë. Për ta bërë këtë, ai do të duhet të fitojë Wolves dhe të shpresojë në ndonjë hap fals të Manchester City kundër Aston Villas. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll