Sport

17 vjet si drejtor i Lazios, Lotito zgjedh Sarrin para Igli Tares; Shqiptari bën gati valixhet

Lazio do të nisë një cikël të ri pa Igli Taren. Presidenti i klubit Claudio Lotito ka vendosur të mbajë Maurizio Sarrin në vend të shqiptarit

20 Maj 2022, 13:27 Nga DOSJA

17 vjet si drejtor i Lazios, Lotito zgjedh Sarrin para Igli Tares; Shqiptari

ITALI- Lazio do të nisë një cikël të ri pa Igli Taren. Presidenti i klubit Claudio Lotito ka vendosur të mbajë Maurizio Sarrin në vend të shqiptarit. Verën e kaluar Tare ishte kundër ardhjes së Sarrit, një teknik jo shumë i përshtatshëm me mënyrën si drejtori sportiv ka drejtuar Lazion.

Vendim i presidentit i diktuar nga trajneri që ka pranuar të vazhdojë por me një kusht shumë të rëndësishëm, merkaton duhet ta bëjë ai dhe jo Tare. Shkak për krisjen mes të dyve janë bërë dështimet e merkatos në d sesionet e fundit ku Tare nuk ka mundur ta forcojë skuadrën për të synuar zonën Champions.

Një nga arsyet e tjera madhore të ftohjes mes presidentit dhe drejtorit sportive është edhe ecuria shumë e dobët e skuadrës së të rinjve por edhe mungesa e talenteve në grupin bardhekaltër. Këto janë disa nga arsyet e fundit të një martese që ka zgjatur plot 17 vjet. Sezoni i Serie A do të përfundojë për dy ditë dhe javën e ardhshme mund të mbërrijë edhe fundi zyrtar i kësaj marrëdhënieje tashmë të sfilitur mes Lazios dhe Igli Tares.

E.Ç (Dosja.al)

 

tare 42326

Sondazh

Poll