Sport

Real Madridi, kushte dhe hotel përrallor për finalen e Champions League në Paris (foto)

Skuadra e Ancelottit do të sistemohet në ‘Auberge du Jeu de Paume’, të cilin klubi madrilène e ka rezervuar të gjithin. Në të një natë kushton 2500 euro

20 Maj 2022, 12:08 Nga DOSJA

Real Madridi, kushte dhe hotel përrallor për finalen e Champions

FRANCE - Real Madrid do të luajë finalen e 14-të të Champions League. Me trofeun e La Ligën tashmë në muzeun e klubit, djemtë e Ancelottit janë të fokusuar në mposhtjen e Liverpoolit në sfidën e të shtunës së ardhshme, më 28 maj, në “Stade France”, në Paris. 

Në mënyrë, që lojtarët e tyre të arrijnë në ndeshjen më vendimtare të sezonit në kushtet më të mira, ‘los blancos’ janë treguar të kujdesshëm në zgjedhjen e akomodimit. 

‘Auberge du Jeu de Paume’ do të jetë hoteli ku do të sistemohen Modric, Courtois, Benzema dhe kompania tjetër madrilene përpara finales së UEFA Champions League. 

Por, për të mos pasur asnjë lloj shpërqendrimi, kryeqytetasit kanë marrë me qira të gjithë akomodimin. Çmimi për një natë në ‘Auberge du Jeu de Paume’, për dhomë është 2500 euro. Kështu që ju vetëm duhet të bëni shumëzimet, për të ditur shumën që Florentino Pérez ka për të paguar pas ndeshjes së Champion League.

Real Madridi, kushte dhe hotel përrallor për finalen e Champions

Real Madridi, kushte dhe hotel përrallor për finalen e Champions

Real Madridi, kushte dhe hotel përrallor për finalen e Champions

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll