Sport

Rüdiger tregon anën e tij humane, u jep lamtumirën edhe spitaleve të Londrës

Mbrojtësi gjerman bën një vizitë emocionuese në spitalet Chelsea dhe Westminster, ku kaloi thuajse tërë pasditen me pacientët, përpara se të largohet për t'u bashkuar me Real Madridin

20 Maj 2022, 06:55 Nga DOSJA

Rüdiger tregon anën e tij humane, u jep lamtumirën edhe spitaleve
ANGLI -
Futbollisti i Chelseas, Antonio Rüdiger, i cili sezonin e ardhshëm do të luajë për Real Madridin, tashmë po i thotë lamtumirë Londrës dhe klubit të tij aktual. 

Futbollisti kaloi ditën e djeshme duke bërë një vizitë surprizë në spitalet Chelsea dhe Westminster, të cilët i ka vizituar rregullisht vitet e fundit. Lojtari i prekur, falenderoi punonjësit e spitalit dhe vizitoi fëmijët e shtruar, me të cilët ka pasur kontakte të rregullta ndër vite. Rüdiger lë një gjurmë në Londër që shkon përtej futbollit.

Toni kaloi një pasdite të tërë në spital, duke shpërndarë dhurata, duke firmosur autografe dhe duke pozuar me të gjithë pacientët në pavijone dhe në dhomat e tyre. Lojtari i radhës i Madridit mbushi me emocion të gjithë spitalin, sidomos teksa vizitonte zonat e pediatrisë, duke buzëqeshur në fytyrat e pacientëve më të vegjël dhe familjeve të tyre.

Rüdiger tregon anën e tij humane, u jep lamtumirën edhe spitaleve

Rüdiger gjithashtu kaloi kohë me stafin e njësisë së kujdesit intensiv për të rritur (ICU) të spitalit, të cilët kanë punuar në vijat e para gjatë pandemisë Covid-19. "Më ka pëlqyer shumë vizita në këtë spital gjatë viteve. Ka qenë gjithmonë e rëndësishme për mua të dal në komunitet dhe të tregoj mbështetjen time, dhe edhe një herë ka qenë një kënaqësi e vërtetë të takoj pacientët dhe stafin që janë një frymëzim për mua. Spitali dhe stafi janë të mrekullueshëm dhe punojnë pa u lodhur për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm për të gjithë. Faleminderit për gjithçka që bëni, do të më mungoni të gjithë",- tha lojtari pas vizitës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll