Sport

U arrestua dhe u dënua me 10 vjet, tifozi që sulmoi lojtarin e Sheffieldit…

Para vendimit të gjykatës, Nottingham Forest ka njoftuar se Robert Biggs do të përjashtohet përjetësisht nga ndeshjet në “City Ground”.

20 Maj 2022, 10:53 Nga DOSJA
U arrestua dhe u dënua me 10 vjet, tifozi që sulmoi lojtarin e

ANGLI - Robert Biggs, 30 vjeç, një tifoz i Nottingham Forest, u dënua me një dënim efektiv prej 24 javësh, por ai u ndalua edhe nga të gjitha stadiumet në Angli deri në vitin 2032, duke u detyruar gjithashtu të paguante dëmshpërblim prej 600 euro për lojtarin e sulmuar.

Vendimi u bë i ditur pas seancës dëgjimore në gjykatën në Nottingham, pasi tifozi e kishte goditur me kokë Billy Sharp, lojtarit të Sheffield United, në fund të ndeshjes mes dy skuadrave, të martën e kaluar. Ndeshja e dytë gjysmëfinale e 'play-off'-it për promovimin e kampionatit. 

Para vendimit të gjykatës, Nottingham Forest kishte njoftuar tashmë se Robert Biggs do të përjashtohet përjetësisht nga ndeshjet në “City Ground”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll