Sport

Nga ferri në parajsë! 'Kështjella' Everton nuk bie, tifozët pushtojnë 2 herë fushën (video)

Everton pa nga afër rënien nga Premier League, por në fund arriti të shpëtonte. Skuadra e Lampard përmbysi Crystal Palace me shifrat 3-2

19 Maj 2022, 23:19 Nga DOSJA

Nga ferri në parajsë! 'Kështjella' Everton nuk bie,

ANGLI- Everton pa nga afër rënien nga Premier League, por në fund arriti të shpëtonte. Skuadra e Lampard përmbysi Crystal Palace me shifrat 3-2 dhe matematikisht shpëtoi një sezon që po shkonte drejt dështimit. Sfida e Goodison Park u shënua gjithashtu nga dy pushtime në fushë, gjë e rrallë për një ndeshje të Premier League.

Crystal Palace po fitonte me shifrat 2-0. Golat e Mateta dhe Ayeë dukej se e kishin nxjerrë jashtë loje ekipin e Lampard, e cila në pjesën e dytë u rikthye plot energji dhe pas golit të Michael Keane u rikthye në rrugën e duhur dhe në minutën e 74-të gjeti golin e barazimit me Richarlison. 2-2 i bëri Toffees të merrnin frymë, por tifozët donin tre pikët për të shpëtuar dhe në minutën e 85' Calvert-Leëin shënoi golin e fitores.

Sakaq, në ndeshjet e tjera, Chelsea barazoi 1- 1 me Leicester City-n, duke siguruar praktikisht vendin e tretë pasi diferenca me Tottenhamin ndjekës është tri pikë dhe golaverazhi i përgjithshëm është ndjeshëm në favor të skuadrës londineze, çka do të thotë se, edhe nëse në javën e fundit skuadra e Thuchelit nuk merr pikë dhe formacioni i Contes fiton, sërish të tretët do të jenë blutë e Londrës.

E.Ç (Dosja.al)

51431

Sondazh

Poll