Sport

Premier League/ Everton përmbys Crystal Palace dhe shpëton, bie Leeds...

Për shkak të barazimit të Burnleyt kundër Aston Villas (1-1), Leeds e gjen veten në vendin e 18-të dhe zbret nga Premier League, edhe ka ende një ndeshje për të luajtur

20 Maj 2022, 05:54 Nga DOSJA
Premier League/ Everton përmbys Crystal Palace dhe shpëton, bie

ANGLI - Skenari ishte i çmendur dhe çmenduria pushtoi shumë tifozë të Evertonit që pushtuar fushën e “Goodison Park” kur ndeshja ende nuk kishte përfunduar. 

Shtatë minutat shtesë nuk ndryshuan asgjë: Evertoni e ruajti fitoren 3-2, sinonim i mijetesës në Premier League, para se pothuajse të gjithë spektatorët të zbrisnin përgjithmonë në fushë.

Ndërkohë, në Leeds, fytyrat duhet të jenë prishur, ndërsa u shpalos ky skenar. Sepse kjo fitore e Evertonit, e shoqëruar me barazimin e Burnleyt në fushën e Aston Vilës (1-1), bëri që ish-skuadra e Marcelo Bielsa (18-ta) të rrëshqasë në zonën e kuqe të Premier Leagues, në diferencë golash (-18 me -38).

Kur kanë mbetur edhe java e fundit e kampionatit: Leeds do të luajë në transfertë ndaj Brentford, ndërsa Burnley do të presë Newcastle. Të dyja skuadrat kanë nga 35 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll