Sport

'Unë kisha vetëm 20 milionë euro buxhet', Benitez thumbon Klopp

Një finale spektakolare ajo e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid. Kështu të paktën e pret Rafa Benitez, ish-trajneri i dy skuadrave

19 Maj 2022, 21:19 Nga DOSJA

'Unë kisha vetëm 20 milionë euro buxhet', Benitez

ANGLI- Një finale spektakolare ajo e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid. Kështu të paktën e pret Rafa Benitez, ish-trajneri i dy skuadrave. "Real ka reaguar mirë në momentet kyçe, duke përfituar nga cilësia e lojtarëve të tyre – tha trajneri spanjoll i intervistuar nga ‘As’ – Do të shohim një Liverpool agresiv dhe dominues, i cili do të dëshirojë të imponojë intensitetin e tij që në fillim. "

Champions League, një trofe që Benitez e fitoi në krye të Liverpool në vitin 2005 'imituar' nga Jurgen Klopp i cili ia doli ta fitonte në vitin 2019."Kur mbërrita TE Liverpool në 2004, kush ishin më Të mirët? - pyet Rafa. - Gerrard ishte një djalë i ri pa një rol thelbësor, Xabi Alonso ishte i huazuar nga Eibar ndërsa Luis Garcia u nxor në shitje nga Barcelona. Fernando Torres ishte një qendërsulmues që kushtonte 15-20 në Spanjë, pastaj erdhi Mascherano që ishte rezervë te ëest Ham dhe Lucas Leiva që më pas qëndroi dhjetë vjet në klub.

Ai ekip nuk mund të krahasohet me një Liverpool që shpenzoi një miliard. Klopp ka në stol lojtarë me vlerë 40 milionë, ndërsa unë – përfundon Benitez – kisha një buxhet total prej 20 milionësh".

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll