Sport

Gareth Bale i dyzuar, nënshkrimi për Cardiff City "do të kishte kuptim"

Robert Page, trajneri i kombëtares së Uellsit, e mbështet këtë opsion

20 Maj 2022, 11:10 Nga DOSJA
Gareth Bale i dyzuar, nënshkrimi për Cardiff City "do të

UELLS - Trajneri i Uellsit, Robert Page tha se një nënshkrim i mundshëm i Gareth Bale për Cardiff City, i cili aktualisht luan në Championship (Divizioni i dytë i Anglisë), "do të kishte kuptim".

Futbollisti uellsian përfundon kontratën e tij me Real Madridin më 30 qershor dhe e ardhmja e tij është ende e paqartë, me vendimin pezull nëse skuadra e tij kualifikohet në Kupën e Botës të Katarit, në finalen e “play-off”-it që duhet të luajë më 5 qershor.

Një nga opsionet që është diskutuar është kthimi i Bale në Cardiff, qyteti ku ai ka lindur dhe ku jeton familja e tij. "Do të kishte kuptim, megjithëse në fund është vendim i Gareth dhe Cardiff Cityt. Por ai ka të drejtë të thotë: Ne do të përqëndrohemi fillimisht më 5 qershor, te ndeshja e kombëtares. Më pas mund të flasim”,- tha Page.

“Ne mund të vazhdojmë të flasim për këtë dhe të gjithë kanë mendimin e tyre, por kjo që them unë ka kuptim”,- tha Page për mundësinë që Bale të bashkohet me Cardiff. "Ka shumë kuptim. Ai do të stërvitej në një vend të njohur për të,"- theksoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll