Politike

Presidenti i ri, Salianji: Rama krijoi një proces paralel në opozitë, thelloi ndarjen në PD

Ervin Salianji ka bërë një postim në rrjetet e tij sociale, duke u shprehur se takimi i sotëm ka përçarë edhe më tej selinë e Partisë Demokratike.

19 Maj 2022, 17:17 Nga DOSJA
Presidenti i ri, Salianji: Rama krijoi një proces paralel në
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka analizuar nisjen e procesit të zgjedhjes së presidentit të ri nga grupit parlamentar. Pasi mungoi në takimin e sotëm, njëjtë si anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, Salianji ka bërë një postim në rrjetet e tij sociale, duke u shprehur se takimi i sotëm ka përçarë edhe më tej selinë e Partisë Demokratike. Ndërsa shton se e gjitha është pjesë e lojës së kryeministrit Edi Rama për të vendosur në krye të shtetit personin që do vetë. Pa u konsultuar me askënd.

Përmes angazhimit personal për të qenë në këtë proces, e frangmentarizoi opozitën, krijoi një proçes paralel në opozitë dhe thelloi ndarjen në PD dhe në fund s’do ketë asnjë emër që mbledh 20 firma! Proçesi u dështua vetëm për egoizma personalë, dëmi për opozitën dhe favorizimi për Ramën është përtej çdo amatorizmi apo “naiviteti” politik! Fundjava do të nxjerrë zbuluar lojën e pastër të Ramës për të emëruar i vetëm Presidentin, por më shumë se kaq, do të detyrojë protagonistët në rradhët e opozitës të bëjnë një tërheqje të sforcuar që sërish do të krijojë një kosto të panevojshme për PD,”-shkruan ndër të tjera Berisha.

Sot, 8 kandidatë të mundshëm për President të Republikës së Shqipërisë kanë dalë nga ana e Partisë Demokratike! Leonard Demi, Arben Çejku, Dritan Demiraj, Visar Zhiti, Rexhep Uka, Halim Kosova, Dashamir Shehu dhe Leka Zogu, janë emrat e dalë nga opozita të cilët do të futen në diskutim të thelluar. Ishin deputetët e Partisë Demokratike, të cilët morën pjesë ditën e sotme në mbledhjen e grupit parlamentar, që ranë dakord për këtë listë, e cila do t'i paraqitet maxhorancës. 

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll