Politike

Megaoperacioni i SPAK/ Ministri i Brendshëm: Asnjë kompromis me krimin e organizuar

Bledi Çuçi tha se Policia e Shtetit nuk ka asnjë kompromis me krimin e organizuar, apo me efektivët që bëhen palë me të.

19 Maj 2022, 14:29 Nga DOSJA

Megaoperacioni i SPAK/ Ministri i Brendshëm: Asnjë kompromis me krimin

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar lidhur me aksionin e SPAK dhe Policisë së Shtetit. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Çuçi tha se Policia e Shtetit nuk ka asnjë kompromis me krimin e organizuar, apo me efektivët që bëhen palë me të.

"8 grupe kriminale të goditura në disa qarqe të vendit dhe 18 të arrestuar. Përgëzime Policisë së Shtetit dhe SPAK për punën hetimore dhe operacionale, e cila vijon për ekzekutimin e plotë të 32 masave të sigurisë “arrest me burg”. Asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën në luftën e vazhdueshme me krimin apo në rastin më të keq bëhen palë me të. Do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet e në çdo kohë, për një Shqipëri më të sigurt e ku së bashku ndërtojmë të ardhmen tone,"-tha ministri.

Çfarë ndodhi sot?

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-t kanë zbarkuar në 5 qytete për të ekzekutuar jo pak por 32 fletëarresti të prera për personazhe të shumëkërkuar. Dëshmitë, përmendja e disa emrave dhe lidhja e fijeve ka iniciuar një aksion, duke kërkuar emra si: Ervis Martinaj, Suel Çela, Florenc Çapja, Erion Alibej. Dyshohet se paguanin shuma të majme parash tek vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët e tyre.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll