Politike

VD-Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

Enkelejd Alibeaj tha se do të vijojë konsultimet me deputetet demokratë, ndërsa shtoi që do të marrë mendime edhe nga aleatët.

19 Maj 2022, 15:14 Nga DOSJA
VD-Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u pyet nga gazetarët nëse do të konsultohej me ish-kryeministrin Sali Berisha për emrin e kandidatit për president por ai tha se kjo i takonte vetëm Grupit Parlamentar. Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD e cila zgjati 3 orë, Enkelejd Alibeaj tha se do të vijojë konsultimet me deputetet demokratë, ndërsa shtoi që do të marrë mendime edhe nga aleatët.

"Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër. Kjo është e para. Ne nuk kemi ngut mes nesh për t'i konsultuar të gjithë deputetët e PD që të shprehin opinionin e tyre dhe vullnetin e tyre për procesin por edhe emrat. Kjo ishte e para që unë dua ta them publikisht, do konsultohemi dhe me aleatët. Dëshirat dhe kërkesat e tyre. Vetëm kështu ky proces do të ecë më parë. Do flas me të gjithë. Berisha? *nuk kthen përgjigje Flas për anëtarët e grupit parlamentar të PD,"-tha Alibeaj.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deputetët dolën në përfundimin 8 kandidatë të mundshëm për President të Republikës së Shqipërisë kanë dalë nga ana e Partisë Demokratike! Leonard Demi, Arben Çejku, Dritan Demiraj, Visar Zhiti, Rexhep Uka, Halim Kosova, Dashamir Shehu dhe Leka Zogu, janë emrat e dalë nga opozita, të cilët do të futen në diskutim të thelluar në takimin e nesërm.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll