Presidenti/ 8 emrat e PD! Alibeaj: S’flasim me Berishën, po s'na pranoi PS, tërhiqemi nga procesi
8 emra u propozuan nga Partia Demokratike si kandidatë të mundshëm për President të vendit. Opozita, do të prezantojë 4 emra, 2 nga grupi i Enkelejd Alibeaj dhe 2 të tjera nga Fatmir Mediu (grupi Aleanca për Ndryshim) dhe Mesila Doda (grupi për Demokraci dhe Integrim).
TIRANË- Emrat e parë për president kanë dalë nga selia e Partisë Demokratike. Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kanë propozuar 8 kandidatë të mundshëm: Leonard Demi, Arben Çejku, Dritan Demiraj, Visar Zhiti, Rexhep Uka, Halim Kosova, Dashamir Shehu dhe princi Leka Zogu. Pikërisht këto emra do të futen nesër në diskutim të thelluar për të dalë në vetëm Ishin deputetët e Partisë Demokratike, të cilët morën pjesë ditën e sotme në mbledhjen e grupit parlamentar, që ranë dakord për këtë listë, e cila do t'i paraqitet maxhorancës.
Në nisje të mbledhjes, Alibeaj prezantoi para 26 deputetëve hapat e kërkuar për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Opozita, do të prezantojë 4 emra, 2 nga grupi i Enkelejd Alibeaj dhe 2 të tjera nga Fatmir Mediu (grupi Aleanca për Ndryshim) dhe Mesila Doda (grupi për Demokraci dhe Integrim). Më pas, nga 4 emrat, socialistët duhet që të zgjedhin 2 prej tyre, si personalitetet më të përarfëta me kreun e shtetit. E në momentin që palët do të bien dakord, do të krijohet një grup i përbashkët prej 6 anëtarësh në përbërje të së cilit do të jenë nga PS dhe PD, për të dalë në vetëm një kandidat me firma të përbashkëta
HAPAT:
1. Grupi i PD zgjedh 4 kandidatë
2. Pala tjetër (aleatët) përzgjedhin 2 kandidatë
3. Ngrihet një grup i përbashkët PD – PS me 6 anëtarë dhe zgjedh 1 kandidat
4. Kandidati propozohet me firma të përbashkëta PD-PS.
HAPAT:
1. Grupi i PD zgjedh 4 kandidate
2. Pala tjeter (aleatet) perzgjedhin 2 kandidate
3. Ngrihet nje grup i perbashket PD – PS me 6 anetare dhe zgjedh 1 kandidat
4. Kandidati propozohet me firma te perbashketa PD-PS.
Edhe pse gjatë mbledhjes së sotme, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi një bashkëpunim edhe me kolegët e tij te Rithemelimi, duke thënë se kandidatët për president duhet të jenë produkt i të gjithë deputetëve. Ervin Salianji nuk e ka parë si një proces pozitiv, duke u shprehur se kërkesa e Alibeajt për protagonizëm do të përçajë edhe më shumë PD.
Vetë Alibeaj, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha se do të vijojë konsultimet me deputetet demokratë, ndërsa shtoi që do të marrë mendime edhe nga aleatët. I pyetur nëse do të konsultohet me Sali Berishën, ai theksoi se do të flasë vetëm me "anëtarët e Grupit Parlamentar".
Dje, si Partia Demokratike, ashtu edhe ajo Socialiste arritën dakordësinë që në dy raundet e ardhshme, të dytin dhe të tretin do të jetë opozita ajo që propozon kandidatët dhe më pas socialistët. Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj ora 18:00. Raundi i parë dështoi pa asnjë emër konkret për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Por Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet efektiv edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra edhe nëse oozita nuk merr pjesë në seancë ajo nuk e bllokon procesin. Pra edhe nëse sot nuk bëhet asnjë propozim dhe nesër në raundin e parë nuk ka asnjë emër kandidati, ai sërish do të jetë i vlefshëm si procedurë dhe do të mund të vijohet me raundin e dytë. Gjithsej janë parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.
(k.m/dosja.al)
Sondazh
Mbledhja e grupit të PD, Shehu apel demokratëve: Mos u bëni pjesë e qëllimeve të Alibeajt
Tritan Shehu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu iu është drejtuar me një apel demokratëve që të m...
Presidenti i KE tur në Ballkan, sot takime në Serbi. Nesër vjen në Shqipëri
Charles Michel TIRANË- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të nisë një tur në rajonin e Ballkanit Perënd...
Dy standardet e Apelit/ Kaso: Vullnetin e demokratëve s'e mbajnë dot peng procedurat
Ivi Kaso dhe Sonila Meço TIRANË- Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Ivi Kaso komentoi në emisionin 'Task Force' me Sonila Me&c...
VOA: Opozita propozon kandidaturat për president në dy raunde, Alibeaj hap kapitull pikëpyetjesh
Konferenca e Kryetarëve TIRANË- Në Shqipëri, përfaqësuesit e grupeve parlamentare të socialistëve dhe demokratë...
Presidenti/ Alibeaj thërret grupin e deputetëve: Mblidhemi nesër në 12:00
Konferenca e Kryetarëve TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka thirrur në një mbledhje kolegët e tij t&e...
Anëtarësimi në NATO, Meta: Qeveria shqiptare të marrë masat për pranimin e kërkesës së Finlandës e Suedisë
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se mbështet kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësimin n...
Meta: Përkrah Osmanin dhe Gjukanoviç, duhet të fokusohemi në Integrimin Evropian
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta ka përkrahur qëndrimet e homolegëve të tij në Kosovë dhe Maqedoninë...
Birn: Pakti për presidentin, PD fiton të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’
Konferenca e kryetarëve TIRANË- Kryetarët e grupeve parlamentare u ulën të mërkurën në një tryezë diskut...
PËRPLASJA/ “Bëri çmos të takonte Pompeon”, Berisha: Shpifje, trillim nga Malavita
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar me median që sot raportoi se lideri historik i demokratëve kishte kërk...
Rama-Osmanit e Gjukanoviç: Ballkani i Hapur nxit paqen, nuk ndalet sepse është e ardhmja
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur Presidentes së Koovës Vjosa Osmani e ati jtë Malit të Zi...





