Politike

'FSHZH e Dritan Agollit 660 milionë euro...', LSI: Qeveria përkëdhel me fonde klientët e saj

Xhixho ndan artikullin e BIRN, i cili shkruan se 660 milionë euro janë përfituar nga kompani që janë të besuar të qeverisë.

19 Maj 2022, 13:35 Nga DOSJA
'FSHZH e Dritan Agollit 660 milionë euro...', LSI: Qeveria'FSHZH e Dritan Agollit 660 milionë euro...', LSI: Qeveria
LSI

TIRANË- Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho deklaron se fondet e rindërtimit janë dëshmia e radhës e abuzimit të qeverisë. Xhixho ndan artikullin e BIRN, i cili shkruan se 660 milionë euro janë përfituar nga kompani që janë të besuar të qeverisë. Xhixho shkruan se qeveria përkëdhel me fonde klientët e saj dhe përfiton nga kriza për të arkëtar më shumë në arkën e shtetit. 

POSTIMI:

Fondet e rindërtimit janë dëshmia e radhës e abuzimit të kësaj qeverie edhe me fatkeqësitë natyrore.660 milionë euro kanë përfituar kompanitë e një grushti njerëzish që rëndom prej më shumë se 8 vitesh rezultojnë fitues tenderash dhe koncesionesh.Pasi një pjesë e këtyre fondeve u përdorën për të blerë votën e 25 prillit, ajo çka mbetet iu dha të besuarve të Rilindjes, përmes procedurave të posaçme që ndërtuesit e mesëm dhe të vegjël. Qeveria Rama nuk heq dorë nga abuzimi me paratë e shqiptarëve as në kohë fatkeqësish e krizash siç ndodhi edhe me pandemine me tenderat sekret.Vetëm me një qeveri që përkëdhel me fonde klientët e saj dhe që përfiton nga kriza për të arkëtuar më shumë në arkën e shtetit, ndërsa qytetarët detyrohen të ulin konsumin edhe për mallrat dhe shërbimet bazë, mund të shpjegohet pse Shqipëria rezulton gjithnjë në rënie në raportet e agjencive ndërkombëtare.

Sondazh

Poll