Politike

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë, i kërkon BE-së të nisë menjëherë bisedimet

Rezoluta u votua me 519 vota pro, 52 kundër dhe 28 abstenime, duke bërë që Parlamenti Europian t'i kërkojë Këshillit të Bashkimit Europian që të hapë sa më shpejt negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

19 Maj 2022, 14:39 Nga DOSJA

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë, i

BRUKSEL- Parlamenti Europian ka votuar sot pro rezolutës për Shqipërinë i përpipluar nga eurodeputetja Isabel Santos mbi progresin e vendit tonë në reformat e integrimit europian gjatë vitit 2021.

Rezoluta u votua me 519 vota pro, 52 kundër dhe 28 abstenime, duke bërë që Parlamenti Europian t'i kërkojë Këshillit të Bashkimit Europian që të hapë sa më shpejt negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Sipas Parlamentit Europian, Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe ka dhënë rezultate të qëndrueshme dhe theksoi se dështimi për hapjen e negociatave mund të ndikojë në destabilizimin e rajonit 

Me miratimin e raportit Këshillit të BE-së i kërkohet që të marrin sa më shpejt vendimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke parë dhe rrezikun që mund të cënojnë stabilitetin në rajonin e Ballkanit niusr nga lufta në Ukrainë.

Mbështetje shprehet në rezolutë edhe për përpjekjet e vendit në luftën kundër korrupsionin dhe krimit të organizuar, reformimin e administratës publike dhe konsolidimin e lirisë së medias.

Por plotësimi i kritereve nuk është i vetmi problem, pasi jo vetëm Shkupi, por edhe Tirana janë me sytë nga Sofja, sepse vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veritu ka bllokuar edhe Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, pasi Brukseli kërkon që dy vendet të ecin së bashku drejt integrimit. Por pse është vendosur vetoja?

Çfarë saktësisht kërkon Bullgaria nga Maqedonia e Veriut?

Sipas historiografisë zyrtare bullgare, banorët me origjinë sllave të Maqedonisë së Veriut janë bullgarë dhe flasin bullgarisht – por pësuan ‘lavazh truri’ gjatë regjimit komunist në Jugosllavinë e Titos (1945-91). Kështu u krijua një identitet dhe gjuhë e re “maqedonase”, megjithatë ky pretendim nuk është i ri, por është pozicioni zyrtar i Bullgarisë që nga vitet 1950.

(k.m/d.a/dosja.al)

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll