Politike

'Kaq i rëndësishëm qenkam unë për gjithë këto kamera?'/ Noka ironi me Dash Sulën: Mos i krijoni iluzione

Dashnor Sula u përball pak minuta para mbledhjes së grupit të PD-së, me një anëtarët e Rithemelimit, Flamur Nokën

19 Maj 2022, 14:22 Nga DOSJA
'Kaq i rëndësishëm qenkam unë për gjithë
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula u përball pak minuta para mbledhjes së grupit të PD-së, me një anëtarët e Rithemelimit, Flamur Nokën. Ky i fundit u ndal të fliste me të, ndërsa iu drejtua gazetarëve me batutë që të mos nxjerrin Sulën në televizor pasi mund të bëhen xheloz të tjerët.

'Kaq i rëndësishëm jam unë që më prisni me gjithë këto kamera?'- thotë Sula në videon e postuar nga 'Panorama' ndërkohë që Noka iu drejtohet gazetarëve duke iu thënë që të mos i krijonin kaq shumë iluzione. 

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll