Politike

VD-Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Ndër të tjera Alibeaj tha se do të konsultohemi me të gjithë deputetët dhe aleatët.

19 Maj 2022, 15:24 Nga DOSJA
VD-Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se të pranishëm në mbledhjen e sotme për kreun e shtetit ishin 26 deputetë, ndërsa theksoi se nesër do të zhvillohet sërish një mbledhje për emrin e kandidatit për President. Ndër të tjera Alibeaj tha se do të konsultohemi me të gjithë deputetët dhe aleatët.

PJESË NGA PRONCIMI PËR MEDIAT: 

Alibeaj: Unë do takohem me aleatët. E kam disponibilitetin për të folur me ta. Ata  kanë qëndrimet e tyre. Emrat të konsultohen recikropit.

I keni 20 firma për emrin e presidentit?

Alibeaj: Nuk marr garanci as nga Balla, as Gjiknuri, as Rama. Në dokumentin që kemi shpërndarë është e thjeshtë në atë që është procedurë. E drejta për të propozuar është e opozitë 4 emra. Mes tyre, maxhoranca të zgjedhë dy prej tyre. Jo vetëm procesi është i përbashkët, dhe mbas këtij hapi të dytë ka një të drejtë. Mes dy kandidaturave duhet të shkohet më një të vetme. Me garanci që të kemi votë të përbashkët. Kjo kandidaturë do të mbështetet. Ju lutem lexojeni dokumentin tonë. Në momentin kur ka një shmangie nga ato detyrime, jo vetëm që konsiderohet thyerje.

Nuk keni mbështetejen të gjithë opozitës, si besoni tek Rama?

Alibeaj: Procesi ështëparlamentar, deputetët marrin pjesë. Kolegët ma adresuan mua dhe ata vetë që të bëjnë çfarëdolloj tentativash për sjellje individuale. Sot, shumica 26 kolegë iu përgjigjen pjesëmarrjes në mbledhjen e grupit, por sërish...Zyrtarisht po iu them ishin ato numra. Jo vetëm që kanë qenë, sa dhe ku ishin nuk...

Nëse kandidatura që shkon të hënën nuk merr mbi 20 firma nga PD, do shkoni?

Alibeaj: Do jetë kandidaturë që do të ketë mbështetje të përbashkët. Do të ketë mbështeteje nga palët. Jemi futur me devicionin dhe përkushtimin më të madh.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deputetët dolën në përfundimin 8 kandidatë të mundshëm për President të Republikës së Shqipërisë kanë dalë nga ana e Partisë Demokratike! Leonard Demi, Arben Çejku, Dritan Demiraj, Visar Zhiti, Rexhep Uka, Halim Kosova, Dashamir Shehu dhe Leka Zogu, janë emrat e dalë nga opozita, të cilët do të futen në diskutim të thelluar në takimin e nesërm.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll