Aktualitet

“Hidhni në erë makinën e ish-bashkëshortes!”/ Kodi HAKMARRJA, përgjimet zbulojnë avokatin e bandave (EMRI)

19 Maj 2022, 12:36 Nga DOSJA

“Hidhni në erë makinën e ish-bashkëshortes!”/

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha në përgjime u konstatua se kërkoi nga grupet kriminale që të hidhnin në erë makinën e ish-bashkëshortes së tij.

Prokuroria e Posaçme, SPAK ndërmori aksion në disa qytete të vendit, pas 32 urdhër-arresteve të lëshuara nga GJKKO.

Aksioni është zhvilluar në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Elbasan. Sipas informacioneve, 13 urdhër-arreste janë vetëm në Elbasan, një prej qyteteve më të nxehta të krimit në vend.

Janë në kërkim personazhe të njohur të botës së krimit si Ervis Martinaj në Lezhë, Suel Çela dhe Kamber Mehja në Elbasan, apo  Fatos Gosa në Peqin. Disa prej personave në listën e SPAK tashmë janë në burg.

Sipas informacioneve, një oficer policie, bashkëpunëtor i dyshuar me struktura të krimit është vënë në pranga.

Sondazh

Poll