Aktualitet

Operacioni i SPAK, urdhërarrest për avokatin Alban Bengasi dhe Florenc Çapja

Operacioni është në vijim dhe nuk dihet ende nëse është arrestuar apo jo avokati në fjalë, i cili gjatë punës së tij ka bërë edhe mbrojtjen e anëtarëve të këtyre grupeve kriminale në gjyq.

19 Maj 2022, 11:23 Nga DOSJA
Operacioni i SPAK, urdhërarrest për avokatin Alban Bengasi dhe Florenc
Alban Bengasi

TIRANË- "Rrjeta" e SPAK ka kapur edhe avokatin Alban Bengasi. Dyshohet se ai ka kërkuar nga grupe kriminale që të hedhë në erë makinën e ish-bashkëshortes së tij, emri i të cilës nuk është bërë me dije. Operacioni është në vijim dhe nuk dihet ende nëse është arrestuar apo jo avokati në fjalë, i cili gjatë punës së tij ka bërë edhe mbrojtjen e anëtarëve të këtyre grupeve kriminale në gjyq. Po ashtu, bashkë me të urdhër-arresti është prerë edhe për Florenc Çapjan, i cili prej kohësh ndodhet në Dubai. 

Aksioni është shtrirë në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan dhe Korçë, ku janë prerë 32 urdhër-arreste, e gjithsej janë 10 të ndaluar, mes tyre policë edhe që ndihmonin grupet kriminale. Përflitet edhe për emra të njohur të botës së krimit, por nuk ka ende asnjë informacion tjetër, veç faktit se kërkesa për arrestim është bërë mbi akuzat për vrasje, trafik droge, rrëmbim dhe shantazh.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll