Aktualitet

DETAJE të reja/ Aksioni i SPAK, RENEA dhe FNSH "shpartalluan" çdo skutë, ja ç'u gjet nga efektivët

Megjithatë Policia ka gjetur maska dhe sende të dyshimta, të cilat janë sekuestruar për t'u përdorur si prova.

19 Maj 2022, 11:23 Nga DOSJA
DETAJE të reja/ Aksioni i SPAK, RENEA dhe FNSH "shpartalluan"
Ervis Martinaj

TIRANË- Detaje të tjera nga aksioni i SPAK. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se kontrolle janë ushtruar edhe në hotelin e Ervis Martinajt, por ky i fundit nuk ndodhej aty. Megjithatë Policia ka gjetur maska dhe sende të dyshimta, të cilat janë sekuestruar për t'u përdorur si prova.

Aksioni është shtrirë në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan dhe Korçë, ku janë prerë 32 urdhër-arreste, e gjithsej janë 10 të ndaluar, mes tyre policë edhe që ndihmonin grupet kriminale. Përflitet edhe për emra të njohur të botës së krimit, por nuk ka ende asnjë informacion tjetër, veç faktit se kërkesa për arrestim është bërë mbi akuzat për vrasje, trafik droge, rrëmbim dhe shantazh.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll