Aktualitet

Do presim edhe një orë! SPAK njofton konferencë URGJENTE, komunikim zyrtar për të arrestuarit

Hetuesit e dosjes do të dalin në një konferencë për shtyp, mesditën e sotme, ku do të flasin edhe me emra.

19 Maj 2022, 12:02 Nga DOSJA
Do presim edhe një orë! SPAK njofton konferencë URGJENTE,
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të dalë në një konferencë për mediat për të zbuluar më shumë të dhëna lidhur me aksionin e sotëm. Hetuesit e dosjes do të dalin në një konferencë për shtyp, mesditën e sotme, ku do të flasin edhe me emra.

“Sot në orën 13.00 në ambientet e SPAK do të ketë një komunikim zyrtar në lidhje me masat e sigurim arresteve që janë nxjerrë nga SPAK,”- njofton SPAK.

Aksioni është shtrirë në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan dhe Korçë, ku janë prerë 32 urdhër-arreste, e gjithsej janë 10 të ndaluar, mes tyre policë edhe që ndihmonin grupet kriminale. Përflitet edhe për emra të njohur të botës së krimit, por nuk ka ende asnjë informacion tjetër, veç faktit se kërkesa për arrestim është bërë mbi akuzat për vrasje, trafik droge, rrëmbim dhe shantazh.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll