Aktualitet

Aksioni i SPAK, RENEA dhe FNSH kontrolle edhe në stadiumin Dinamo në Tiranë

Këto kontrolle janë në kuadër të 32 urdhër arresteve të lëshuara nga SPAK e të firmosura nga gjyqtarja e Posaçme Atalanta Zeqiraj.

19 Maj 2022, 12:08 Nga DOSJA
Aksioni i SPAK, RENEA dhe FNSH kontrolle edhe në stadiumin Dinamo në
Stadiumi Dinamo

TIRANË- FNSH dhe RENEA kanë ushtruar kontrolle jo vetëm në zonën e Liqenit të Thatë por edhe në stadiumin 'Dinamo' në Tiranë. Këto kontrolle janë në kuadër të 32 urdhër arresteve të lëshuara nga SPAK e të firmosura nga gjyqtarja e Posaçme Atalanta Zeqiraj.

Aksioni është shtrirë në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan dhe Korçë, ku janë prerë 32 urdhër-arreste, e gjithsej janë 10 të ndaluar, mes tyre policë edhe që ndihmonin grupet kriminale. Përflitet edhe për emra të njohur të botës së krimit, por nuk ka ende asnjë informacion tjetër, veç faktit se kërkesa për arrestim është bërë mbi akuzat për vrasje, trafik droge, rrëmbim dhe shantazh.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll