Aktualitet

S'e ka marrë kot pseudonimin "HIJE"! Talo Çela i shpëton sërish Policisë, e përgjonin por s'e kapën dot...

Nga përgjimet u lokalizua vendodhja e Talo Çelës, por nuk u gjet kur shkoi SPAK dhe FNSH.

19 Maj 2022, 10:09 Nga DOSJA
S'e ka marrë kot pseudonimin "HIJE"! Talo Çela i
Talo Çela

TIRANË- Talo Çela nuk e ka marrë kot pseudonimin hije! Edhe pse SPAK kishte kohë që e përgjonte dhe e mbante nën vëzhgim sërish nuk ia ka dalë që ta kapte. Nga përgjimet u lokalizua vendodhja e Talo Çelës, por nuk u gjet kur shkoi SPAK dhe FNSH. S'dihet se ku ka ikur. 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-t kanë zbarkuar në 5 qytete për të ekzekutuar jo pak por 32 fletëarresti të prera për personazhe të shumëkërkuar.

Kërkohen emra të njohur të botës së krimit si: Ervis Martinaj, Suel Çela, Kamer Mehja, Talo Çela dhe Fatos Gogo. Po ashtu, urdhërarresti është prerë edhe për Sokol Sanxhaktarin.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll