Politike

Berisha: Rama vjedh me firma jo me xhepa

Gjatë një takimi me demokratët e Beratit, Berisha tha se Rama nuk vjedh gjë me xhepa por me firma dhe ka theksuar se me tenderat ka vjedhur miliona euro.    

18 Maj 2022, 19:45 Nga DOSJA
Berisha: Rama vjedh me firma jo me xhepa
Sali Berisha

BERAT- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fjalët e Edi Ramës se një i gjatë nuk mund të vjedhë. Gjatë një takimi me demokratët e Beratit, Berisha tha se Rama nuk vjedh gjë me xhepa por me firma dhe ka theksuar se me tenderat ka vjedhur miliona euro.    

"Rama në çdo debat thotë se unë jam 2 metra i gjatë dhe ku mund të vjedh një i gjatë? Vjedh me firma ti mor zotëri dhe nuk vjedh në xhepa. Por vjedh me qindra e qindra milionë. Hajt na thuaj Rama se si e firmose ti me procedurë negociate të mbyllur tenderin e djegësave 430 milionë euro? A e di se ajo procedurë është e ndaluar me ligj, pasi është vjedhje.  Po pse i bën ti këto, ti 2 metra i gjatë, ti vjedh me firmë nuk fut duar në xhepa. Po merr me konteinera e me çdo gjë.

Si ka mundësi që baxhanaku yt që është biznesmen që fiton 50 tendera derë para dy vitesh nga qeveria jote. Nga çdo definicion ai përjashtohet sepse nuk janë tenderat për familjarët e qeveritarëve. Si thua ti 2 metra i gjatë, në raportin e fundit, mbi 1 miliardë euro në tërësi për ndërtimet e tërmetit në tërësi të gjitha për qeveritarët dhe familjarët e tyre," tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll