Politike

Berisha: PD-ja nën drejtimin e Bashës nuk mbrojti idealet e demokratëve

Gjatë një takimi me demokratët e Beratit, Berisha tha se 9 vitet e fundit kanë qenë të vështira dhe të pamerituara.

18 Maj 2022, 18:31 Nga DOSJA
Berisha: PD-ja nën drejtimin e Bashës nuk mbrojti idealet e
Sali Berisha

BERAT- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës është katandisur në një forcë politike që nuk mbronte idealet e demokratëve. Gjatë një takimi me demokratët e Beratit, Berisha tha se 9 vitet e fundit kanë qenë të vështira dhe të pamerituara.     

"U katandis në një forcë politike që nuk mbronte idealet e demokratëve. Më shumë se çdo gjë tjetër pazaret e pandershme të ish-kryetarit Lulzim Basha dhe një grusht drejtuesish të saj. Kaluam 9 vite të vështira dhe të pamerituara. Të vështira se patëm një qeverisje në fakt në kuptimin më të vërtetë të fjalës, me anti-popullore dhe më anti-kombëtare që nga ditët e zeza të diktaturës deri sot. Një qeverisje e cila siç dihet kalonte nga skandali në skandal. Nga rekordi i zi në rekordin e zi. Patëm një qeverisje e cila sipas të gjitha treguesve e shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të Rajonit për rekordet e saj të zeza,” tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll