Politike

Berisha: Rama nuk meriton as 5 ditë qeverisje, opozita nuk ngjallte shpresë në popull

Gjatë një takimi me demokratët e Beratit, Berisha tha se qeveria e Ramës nuk meriton as 5 ditë qeverisje, duke theksuar se opozita u rikthye me nisjen e foltores.

18 Maj 2022, 18:57 Nga DOSJA
Berisha: Rama nuk meriton as 5 ditë qeverisje, opozita nuk ngjallte
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se opozita e mëparshme me pasivitetin dhe pazaret e saj nuk kanë ngjallur shpresë në popull. Gjatë një takimi me demokratët e Beratit, Berisha tha se qeveria e Ramës nuk meriton as 5 ditë qeverisje, duke theksuar se opozita u rikthye me nisjen e foltores.

"Opozita me pasivitetin, por edhe pazaret e saj, nuk ngjallte shpresë. Kur ju vinit nga Berati, Skrapari, Përmeti, nga të gjitha zonat, njerëz të idealeve, për të protestuar, ish-kryetarit i binte telefoni ose merrte mesazhin dhe nuk guxonte të përmendte emrin e kundërshtarit para jush. Kjo është e vërteta. Në të gjithë këtë dëshpërim që na ka shoqëruar ne në kohëra për shkak të historisë së vështirë. Ne nuk qemë në lartësinë e idealeve tuaja. Po përsëri ju qëndruat, përsëri me të gjitha këto, ne në 25 prill ishim 620 mijë shqiptarë dhe pas kësaj, përsëri ish-kryetari do të angazhohej për llogari të qeverisë në veprime, antiligjore, antikushtetuese, antidemokratike në parti. Ju jeni të gjithë para meje sot misionarët ë vërtetë, ju jeni burra dhe gra, djem, e vajza idealistë, të cilët u ngritën sapo u dhanë shkëndijat e para. Dhe gjatë këtyre muajve nga shtatori e gjer sot kapërcyet çdo pengesë, çdo presion, çdo intrigë, çdo shantazh. Vendosët të qëndronit për idealet tuaja. Çfarë nuk u bë që lëvizja jonë të shuhej gjatë kësaj periudhe. Gjatë përpjekjes sonë për të dalë opozitë e vërtetë përballë një regjimi që nuk meriton të qeverisë as 5 ditë në këtë vend. Nuk u penguam ne, nuk u tërhoqëm ne, është revolucion lëvizja jonë dhe unë ju garantoj se kjo lëvizje pa përmbushur misionin e saj të madh kurrë nuk do të ndalet", tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll